E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiks-Benitez, sërish tension

Pronari i Liverpulit, Tom Hiks, ka akuzuar trajnerin e Liverpulit se nuk ka reaguar me pjekuri gjatë debatit rreth politikës që klubi do të ndjekë për transferimet. Amerikani gjithashtu i trembet faktit se lojtarët kanë vuajtur nga kompleksi i inferioritetit në humbjen me Mançester Junajted. Deklaratat, të bëra në "Sports Illustrated", rrezikojnë të tensionojnë përsëri marrëdhëniet ndërmjet trajnerit spanjoll dhe dy bashkëpronarëve të klubit: më parë Benitez kishte akuzuar publikisht Hiks dhe Xhilet se nuk e kanë kuptuar si funksionon merkato në Evropë. "Dëshironin të dinim vetëm si do të përshtateshin blerjet e reja dhe nëse skuadra kishte nevojë për ndryshime të tjera. Por, Benitez doli në konferencë për shtyp dhe përsëriti 20 herë fjalët ‘Jam i përqendruar te kontingjenti që kam‘. Kaq mjaftoi që mediat të sajonin një luftë mes nesh. Madje, ato shkruanin se do ta largonim atë (Benitezin), se i kisha thënë ta qepte gojën dhe se kontradiktat ekzistonin. U krijua një situatë vërtet komike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›