Kastrioti u falet këmbëve të Kalarit
Vetëm pak ditë përpara ndryshimit të viteve, Kastrioti merr 3 pikë me shumë vlera në fushën e Besëlidhjes. Kalari ka qenë njeriu i ndeshjes me dy golat e realizuar për krutanët, që tashmë largohen ndjeshëm nga zona e rënies nga kategoria. Goli i parë i miqve është shënuar vetëm pas 180 sekondave lojë, pas pakujdesisë së portierit Miço. Në disavantazh lezhjanët krijojnë shumë volum loje dhe raste për shënim, por Lika dhe Shoshi nuk janë të qetë përpara portës krutane. Barazimi ka ardhur në të 70-tën, falë Përlleshit, i cili ka rindezur shpresat e skuadrës së Vasil Bicit për rezultat pozitiv. Gjithsesi, iluzioni ka zgjatur vetëm 3 minuta: Kalari ekzekuton një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë shans për reagim portierit kundërshtar.