E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini shuan ëndrrën durrsake

Skuadra e Shkumbinit ka fituar dje 2-0 ndaj Teutës, duke i bërë një mbyllje të mirë pjesës së parë të kampionatit, pasi skuadra peqinase gjendet në mesin e artë të tabelës së klasifikimit. Ekipi i drejtuar nga Magani ka kërkuar me ngulm një "hakmarrje" ndaj durrsakëve, për barazimin 1-1 në "Niko Dovana" gjatë fazës së parë. Por peqinasve u është dashur të vuajnë shumë për këto tri pikë që e kanë afruar disi me skuadrat pretendente të Superiores. Është dashur mbrojtësi Xhyra për të mposhtur Teutën, pasi kanë rezultuar vendimtare dy gjuajtjet e tij në minutat 56 dhe 80, të cilat u kanë dhënë tri pikë peqinasve. Me këtë sukses, Shkumbini është në vendin e 7-të, tri pikë larg Besës. Ndërsa Teuta e ka mbyllur vitin me vendin e 10-të në renditje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›