E Premte, 6 Nëntor 2026

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari Kol Ndoj! Pritet të ekstradohet (VIDEO)

Një person i shpallur në kërkim u arrestua në Vaun e Dejës dhe pritet të ekstradohet në Itali, ku drejtësia atje e ka dënuar me 9 vjet burgim.

Kol Ndoj, 71 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, më 23 prill të vitit 2021, e ka dënuar për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni".   

“Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.      

 Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.   

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni", njoftoi Policia e Shtetit.  

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet italiane vijon procedurat për ekstradimin e tij.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›