E Premte, 6 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë forcat për kërkim-shpëtimin në mal, stërvitje e përbashkët në Prizren

Nga 2 nëntori deri më 5 nëntor në Prevallë të Prizrenit, efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe të Emergjencave Civile dhe forcat e sigurisë së Kosovës zhvilluan një stërvitje të përbashkët në kërkim shpëtimin malor. Stërvitja shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe testimin e pajisjeve të reja.

Ministri Ermal Nufi ndau pamje nga stërvitja në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy strukturave.

"Stërvitje e përbashkët në Kërkim-Shpëtimin Malor ndërmjet efektivëve të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile të Shqipërisë  dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës  E zhvilluar mes datave 2-5 Nëntor 2026 në Prevallë, Prizren, stërvitja shërbeu për shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, përfshirë evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor. Një aktivitet që forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave" shkroi ministri Ermal Nufi në rrjete sociale. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›