E Diel, 1 Nëntor 2026

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i gjallë 35-vjeçari në Bulqizë, kishte mbetur i bllokuar në makinë pasi kishte rënë në lumë

Një i ri, i identifikuar si Isa Nurçe, është gjetur pasditen e kësaj të premte brenda një automjeti në shtratin e lumit Drin i Zi, në aksin rrugor Bulqizë -Peshkopi.

Mjeti dhe i aksidentuari janë zbuluar nga disa fëmijë, të cilët kanë njoftuar menjëherë banorët e zonës.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë dhe për pasojë automjeti ka përfunduar në shtratin e lumit.

Fatmirësisht i riu është gjallë, edhe pse ka qëndruar i bllokuar në automjet prej 3 ditësh.

Banorët kanë njoftuar shërbimin e urgjencës dhe 35-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›