INSTAT: Rriten shitjet me pakicë
Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë regjistron rritje, sidomos sektori "Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave", me mbi 26%. Sipas INSTAT, për tremujorin e katërt të 2007, shitjet arritën 267%, kundrejt vitit 1999. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi është rritur 18.7%, ndërsa në tremujorin e katërt volumi i shitjeve është rritur me 7.8% krahasuar me tremujorin paraardhës. Rritje shënohet edhe në grupin "Libra, gazeta, artikuj shkollor dhe të tjera", me një volum shitjeje prej 18.9%, krahasuar me korrik-gusht 2007. Ndërsa në grupin "Artikuj të përzier kryesisht ushqimore, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 7.8%, i ndikuar nga kryesisht nga muaji dhjetor me 4.3%. Rritje është vërejtur edhe në indeksin e punësimit, sidomos për sektorin e tregtisë me pakicë, me mbi 17%.