E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë celulare, kundër ligjit për tarifat

Enti Rregullator për Telekomunikacionet nuk do të quhet më kështu, por Autoriteti i Komunikimeve Elektronike. Ndryshimi i emrit vjen me projektligjin e ri "Për komunikimet elektroniken Republikën e Shqipërisë", i cili ka mbërritur për miratim në Parlament. Ligji i ri do të zëvendësojë aktualin "Për telekomunikacionet", e bashkë me të edhe format e reja të shërbimit, metodës së licencimit etj., në kuadër të direktivave të MSA. Autoriteti i ri do të jetë përgjegjës edhe për rregullimin e shërbimit postar. Ndryshime të ndjeshme janë bërë në sistemin e gjobave për kundërvajtjet administrative. Sipas projektligjit, gjobat u referohen shkeljeve konkrete dhe përcaktohen në vlerë si përqindje ndaj të ardhurave vjetore të sipërmarrësit, duke i klasifikuar në disa nivele të ndryshme deri në nivelin prej 10%. Ndër të tjera, ky ligj siguron hyrjen në treg të lojtarëve të rinj, pa përdorimin e burimeve të fundme, e cila bëhet përmes procedurave të thjeshta dhe të shpejta, pa kërkuar ndonjë vendim individual paraprak. Në procesin e hartimit të ligjit janë kërkuar sugjerimet e të tria kompanive celulare, por të gjitha janë marrë parasysh, sidomos ato që flisnin për rregullimin e tarifave dhe vendosjen e gjobave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›