E Martë, 3 Nëntor 2026

UASHINGTON – Sekretari i Mbrojtjes: SHBA-ja e hapur për negociata me Iranin

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të hapura për bisedime me Iranin pavarësisht sulmeve të tij në vendet kryesore bërthamore iraniane, tha sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar mbi zgjidhjet e mundshme diplomatike pas ngjarjeve të natës, Hegseth tha se mund të konfirmonte se SHBA-ja u ka dërguar mesazhe publike dhe private iranianëve përmes kanaleve të ndryshme – në mënyrë që t’i japin Teheranit mundësinë të kthehet në tryezën e negociatave.

Irani dhe SHBA-ja kanë qenë në negociata mbi programin bërthamor iranian – kur Izraeli nisi sulmet në shkallë të gjerë kundër Iranit më 13 qershor – mes frikës se vendi mund të ishte në prag të ndërtimit të një arme bërthamore.

Teherani gjithmonë e ka mohuar këtë akuzë, duke thënë se aftësitë e tij bërthamore shërbenin ekskluzivisht për qëllime civile.

Pas fillimit të sulmeve izraelite, të cilat shkaktuan hakmarrjen iraniane, bisedimet bërthamore me SHBA-të u pezulluan. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›