E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Papa Leone XIV paralajmëron për një “humnerë të pandreqshme” ndërsa konflikti në LM përshkallëzohet

ROMË, 22 qershor /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV bëri një thirrje urgjente për t’i dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme – në lutjen tradicionale të së dielës, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

“Çdo anëtar i unionit ndërkombëtar ka një përgjegjësi morale për të ndaluar tragjedinë e luftës – përpara se të bëhet një “humnerë të e pandreqshme”, tha kreu i Kishës Katolike.

“Kombet duhet ta formësojnë të ardhmen e tyre me vepra paqeje, jo me dhunë dhe konflikte të përgjakshme”, tha Papa Leone – pas përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, ku SHBA-ja sulmoi tre objekte të programit bërthamor në Iran brenda natës.

“Kjo krijoi një skenar dramatik që përfshin edhe Izraelin dhe Palestinën”, tha Papa Leone – i lindur në SHBA – duke theksuar se asnjë konflikt nuk ishte i largët kur ishte në rrezik dinjiteti njerëzor.

“Lufta nuk i zgjidh problemet. Përkundrazi, i amplifikon ato dhe shkakton plagë të thella në historinë e popujve – plagë që duhen breza për t’u shëruar”, tha ai.

“Përveç kësaj, vuajtjet e popullsisë, veçanërisht në Gazë dhe zona të tjera, janë në rrezik të harrohen – pikërisht aty ku ndihma humanitare nevojitet gjithnjë e më urgjentisht”, tha Papa Leone. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›