FOKUS – Vendet arabe të shqetësuara për kaosin rajonal pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

KAJRO, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Shumë vende të tjera arabe shprehën sot shqetësim të thellë për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme duke kërkuar kthimin në dialog – pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën vendet bërthamore iraniane.
Egjipti tha se ishte thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit dhe theksoi se diplomacia mbante çelësin për zgjidhjen e krizës aktuale.
“Egjipti ripërtërin paralajmërimin e tij për rrezikun e rajonit drejt një kaosi dhe tensioni të mëtejshëm”, tha Ministria e Jashtme egjiptiane në një deklaratë.
Në mënyrë të ngjashme, Katari bëri thirrje për kthim në dialog dhe diplomaci, si dhe për ushtrimin e urtësisë dhe vetëpërmbajtjes – për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Tensioni aktual i rrezikshëm në rajon mund të çojë në pasoja katastrofike – si në nivel rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme e Katarit në një deklaratë.
Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) bënë thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit te konfliktit dhe për të shmangur pasojat serioze në rajonin e paqëndrueshëm. //a.i/