TEL AVIV – Izraeli rihap hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Izraeli ka rihapur hapësirën e tij ajrore pas një mbylljeje prej disa orësh për shkak të sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në Iran.
“Fluturimet në Aeroportin “Ben Gurion” pranë Tel Avivit u lejuan sërish nga ora 14:00″, raportuan mediet izraelite, duke cituar Ministrinë e Transportit në Izrael.
Linja ajrore më e madhe e Izraelit, “El Al” njoftoi gjithashtu në faqen e saj të internetit se fluturimet për në Izrael do të rifillonin në përputhje me autorizimin e qeverisë.
Izraeli e mbylli hapësirën e tij ajrore menjëherë pas nisjes së sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Iranit, më 13 qershor.
Që atëherë, një numër i kufizuar fluturimesh janë lejuar në aeroportin pranë Tel Avivit – për të sjellë mbrapsht izraelitët e bllokuar jashtë vendit, si dhe shtetasit e huaj që kërkojnë të largohen nga vendi – për shkak të sulmeve hakmarrëse të Iranit.
Të hënën, një numër fluturimesh të rregullta drejt disa destinacioneve evropiane do të rifillojnë sërish nga Tel Avivi.
Fillimisht, nuk ka patur informacion mbi ndryshimet e mundshme të orarave – pas ndërhyrjes së SHBA-së në konflikt. //a.i/