TEL AVIV – Izraeli paralajmëron se do të veprojë me “forcë të paprecedentë” në Qytetin e Gazës

TEL AVIV, 19 shtator /ATSH/ – Ushtarët izraelitë paralajmëruan sot se do të veprojnë me “forcë të paprecedentë” në Qytetin e Gazës, duke u bërë thirrje banorëve të largohen drejt jugut, ndërsa njoftuan mbylljen e një rruge të përkohshme evakuimi që ishte hapur 48 orë më pare, sipas “The Guardian”.
“Prej këtij momenti, rruga Salah al-Din është e mbyllur për udhëtim në jug. Forcat izraelite të mbrojtjes do të vazhdojnë të veprojnë me forcë të paprecedentë kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, në një postim në X,
Ai shtoi se rruga e vetme e mundshme drejt jugut ishte përmes rrugës Al-Rashid dhe bëri thirrje që banorët të “shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’iu bashkohen qindra mijëra banorëve të qytetit që kanë kaluar në zonën humanitare në jug”.
Sulmet nga artileria, tanket dhe avionët izraelitë kryen sërish sulme në Qytetin e Gazës, ndërsa një zyrtar i OKB-së paralajmëroi për “valë të reja të zhvendosjeve masive,” pasi rreth 60 000 persona kishin ikur nga sulmi i ri brenda 72 orëve më parë.
Zyrtarët ushtarakë izraelitë thonë se Qyteti i Gazës është një “fortesë e Hamasit” dhe se deri në 450,000 civilë kanë lënë qytetin. Ky vlerësim bazohet në burime të ndryshme, përfshirë mbikëqyrjen me dronë.
Shumë zona të Qytetin e Gazës, dikur qendër tregtare dhe kulturore, janë shndërruar në rrënoja të pabanuara. Deri disa javë më parë, më shumë se një milion persona jetonin atje, shumica tashmë të zhvendosur disa herë. /Ad.Ab./