ITALI – Të paktën tre të vdekur pas shpërthimit të një fabrike në Napoli

ROMË, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Një shpërthim në një fabrikë për përpunimin e mbeturinave pranë qytetit të Napolit në jug të Italisë ka shkaktuar të paktën tre të vdekur dhe dy të lënduar, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektin e Marcianise, veriore të Napolit.
Sipas informacionit fillestar, punëtoprët u goditën nga një “valë presioni” e shkaktuar nga shpërthimi i një cisterne që përmbante vaj të përdorur, duke i hedhur disa metra larg.
Një nga të vdekurit është “pronari i kompanisë”. Shërbimet e zjarrfikësve shkuan në vendngjarje për të menaxhuar situatën.
Nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi shkaqet e shpërthimit. /Ad.Ab./