TALIN – Estonia dënon shkeljen e hapësirës ajrore nga avionët rusë

UASHINGTON, 19 shtator /ATSH/- Hapësira ajrore e vendit anëtar në NATO, Estonisë, u shkel sot nga tre avionë ushtarakë rusë, tha qeveria estoneze, mes një atmosfere gjithnjë e më të tensionuar në krahun lindor të aleancës, sipas BBC.
Incidenti vjen pak më shumë se një javë pasi mbi 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake më 9-10 shtator, duke bërë që avionët e NATO-s të rrëzonin disa prej tyre.
Zyrtarët perëndimorë thanë se Rusia po testonte gatishmërinë dhe vendosmërinë e aleancës.
Ministria e Jashtme në Talin tha se avionët luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë.
Ajo tha se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kishin hyrë sot në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kishin qëndruar atje për 12 minuta, mbi Gjirin e Finlandës.
Ministria tha se kishte thirrur perfaqesuesin diplomatik rus – për të paraqitur një ankesë.
Diplomatja e lartë e BE-së Kaja Kallas e përshkroi ndërhyrjen si një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Media estoneze raportoi se avionëve rusë u ishin fikur transponderët në hapësirën ajrore të NATO-s.
Ushtria ruse nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. //a.i/