E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti i Ballukut, argumentet pro të PD: S’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

Sipas raportit të PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, deputetja “nuk ndodhet në kushtet e ndalimit ligjor për arrest me burg”, u shpreh Oerd Bylykbashi duke renditur argumentet.

“Nuk është grua shtatzënë ose me fëmijë në moshën 3 vjeç që jeton me të. Nuk është në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë. Nuk ka kaluar moshën 70 vjeç. S’është person toksikoman apo i alkoolizuar për të cilin zbatohet një program terapeutik”, tha Bylykbashi.

LEXO EDHE: Kërkesa e SPAK, Bylykbashi lexon raportin e opozitës: Deputetët të votojnë pro

Njëkohësisht me seancën, jashtë godinës pritet të nisë protesta që ka thirrur Partia Demokratike. Ndryshe nga protestat e shkuara të zhvilluara gjatë mbrëmjeve, sot PD ka ndryshuar skenarin dhe pritet që tubimi të zhvillohet vetëm jashtë godinës së Kuvendit.

Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

Parlamenti është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për tubimin e Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›