E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Pamje që nuk i kemi parë më herët! Gardisti merr në mbrojtje Taulant Ballën?

Pamje që nuk e kemi parë më parë në sallën e Parlamentit.

Teksa deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi po lexon raporton mbi imunitetin e Belinda Ballukut, një punonjës i Gardës duket teksa qëndron i palëvizur pranë rreshtit ku qëndron i ulur kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit opozita po vijon njëkohësisht protestë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›