E Martë, 3 Nëntor 2026

Infrastruktura rrugore në Orman, asfaltohet një ndër rrugët kryesore të fshatit

Bashkia e Maliqit vijon ndërhyrjen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale. Ndërhyrja e radhës është kryer në fshatin Orman në një prej rrugëve kryesore të fshatit e cila ishte problematike. Kjo rrugë shoqërohej nga gropat e balta duke vështirësuar kalimin e banorëve.

Ndërkohë ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të këtij fshati por edhe fshatrave të tjerë të njësisë Pojan ku është e nevojshme për shkak se infrastruktura rrugore është e dëmtuar dhe lë për të dëshiruar

Në fshatin Orman jetojnë rreth 1600 banorë.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›