Italia, në Pekin me teknologjinë Ferrari
Teknologjia e Ferrarit do të vendoset në shërbim të sporteve me të cilat Italia do të prezantohet në Lojërat Olimpike, Pekin 2008. Marrëveshja e lidhur ndërmjet prodhuesit prestigjioz të makinave dhe Komitetit Olimpik Italian (CONI) synon që të ndihmojë federatat sportive në përgatitjet për lojërat dimërore dhe verore. Janë ndërtuar tre "grupe pune" që do të studiojnë aerodinamikën, mjetet dhe materialet, duke bërë modifikimet dhe propozuar risi te mjetet dhe pajisjet e garave.