Stoner: Japonezët duan të na ndalin
Kampioni i botës në Moto GP, Kejsi Stoner, ka akuzuar ashpër tre firmat e mëdha japoneze të motorëve se po mundohen në të gjitha mënyrat të penalizojnë punën e Dukatit. "Vitin e kaluar shpreheshin se rezultatet e mia vinin nga avantazhet e Dukatit, nga kontrolli i traksionit apo nga gomat. Tani tre prodhuesit japonezë janë munduar të ndryshojnë disa norma për të na penalizuar, pasi kanë më shumë mjete në dispozicion se një prodhues italian, përfshirë edhe politikën", deklaroi Stoner.