E Martë, 3 Nëntor 2026

KANADA – G7 mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit, kundërshton armatosjen e Iranit me armë bërthamore

KANANASKIS, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e ekonomive kryesore demokratike, G7 ranë dakord dje për një deklaratë të përbashkët që mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit dhe kundërshton një Iran të armatosur me armë bërthamore.

Në një deklaratë të lëshuar nga shtatë ekonomitë kryesore demokratike, në samitin e organizuar në Kanadanë perëndimore, G7 e quajti Iranin “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal”.

Sipas deklaratës, shtatë vendet – të cilat përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë – bien dakord që Irani “nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.

Grupi tha gjithashtu se Izraeli kishte “të drejtë të mbrohej” dhe se G7 mbështeste sigurinë e Izraelit.

Ne deklarate, gjithashtu G7 bëri thirrje për shmangien e një përshkallëzimi më të gjerë të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë armëpushimin në Gazë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›