E Martë, 3 Nëntor 2026

UKRAINË – Kievi: Të paktën 15 të vrarë pas sulmit ajror rus

KIEV, 17 qershor /ATSH-DPA/- Të paktën 15 persona janë vrarë dje në mbrëmje gjatë një sulmi ajror rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe qytete të tjera, ndërsa rreth 100 të tjerë janë plagosur, thanë sot zyrtarët ukrainas.

“Kërkimi për njerëzit nën rrënoja vazhdon”, shkroi në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko tha se zjarret kishin shpërthyer në 27 vende në të gjithë qytetin.

“Ndërtesa banimi, institucione arsimore dhe infrastruktura e rëndësishme u prekën nga sulmet ajrore ruse”, shtoi ai.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, gjithashtu raportoi zjarre të shumta në Telegram. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›