E Martë, 3 Nëntor 2026

KANADA – Trump shmang sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht përpjekjeve të G7-ës

KANANASKIS, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Janë shfaqur mosmarrëveshje në qasjen e G7 ndaj Rusisë, pasi Donald Trump ka sinjalizuar hezitimin e tij për të vendosur më shumë sanksione amerikane ndaj Moskës, pavarësisht përpjekjeve evropiane për të rritur presionin mbi Vladimir Putinin.

Presidenti amerikan tha se donte të shihte nëse do të arrihej apo jo një marrëveshje për luftën në Ukrainë – përpara se të synonte Kremlinin me masa të mëtejshme, duke këmbëngulur se ato do të “kushtonin shumë para”.

Trump tha se perspektiva e masave të reja nuk ishte e lehtë.

“Kur unë vendos sanksione ndaj një vendi, kjo i kushton SHBA-së shumë para, një sasi të jashtëzakonshme parash”, theksoi Trump.

“Nuk është thjesht, le të nënshkruajmë një dokument. Po flasim për miliarda e miliarda dollarë. Sanksionet nuk janë aq të lehta”, shtoi ai.

Samiti, i mbajtur në qytetin turistik malor të Kananaskis, u hap me një seancë mbi gjendjen e ekonomisë globale, me bisedimet e organizuara nga kryeministri i Kanadasë, Mark Carney.

Temat kryesore në ditët në vijim përfshijnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, tregtinë botërore – dhe konfliktin e fundit në zgjerim midis Izraelit dhe Iranit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›