SHBA – Shtëpia e Bardhë: Trump lë takimin e G7 për shkak të situatës në Lindjen e Mesme

KANANASKIS, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë njoftoi dje në mbrëmje se presidenti i SHBA-së, Trump do te largohej herët nga samiti i G7, në Kanada për t’u kthyer në Uashington për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
“Presidenti Trump do të largohet nga vendpushimi kanadez, Rocky Mountain, rreth 85 kilometra në perëndim të Calgary – për t’u kthyer në Uashington pasi ka shumë angazhime të rëndësishme me të cilat duhet të merret”, tha zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt.
Leavitt tha se shumë marrëveshje ishin arritur në samit, i cili zyrtarisht filloi dje , por ngjarjet në Lindjen e Mesme nënkuptonin që presidenti duhej të kthehej në Uashington.
Trump, fillimisht kishte planifikuar të nisej nga Kanadaja në Uashington sot në mbrëmje.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet si të marrë pjesë sot në samitin e G7, të organizuar në Kananaskis, Alberta.
Zelensky gjithashtu shpresonte të takohej privatisht me Trump në këtë samit.
Megjithatë, presidenti amerikan aktualisht, është më shumë i përqendruar në luftën midis Iranit dhe Izraelit sesa në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Takimi përfshin pjesëmarrjen e ekonomive më të mëdha të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë. //a.i/