KIEV – Ukraina këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Hungari

KIEV, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Ministria e Jashtme ukrainase i ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Hungarisë pas arrestimit në Budapest të shtatë punonjësve të bankave ukrainase të akuzuar për pastrim parash, një episod i ri tensioni midis dy vendeve fqinje.
“Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon që qytetarët ukrainas të përmbahen nga udhëtimet drejt Hungarisë, duke pasur parasysh pamundësinë e garantimit të sigurisë së tyre për shkak të veprimeve arbitrare të autoriteteve hungareze”, theksoi trupi diplomatik ukrainas në një deklaratë. /os/