KIEV – Ukraina sulmon rafinerinë e naftës në jug të Rusisë

KIEV, 26 shtator /ATSH-DPA/- Ukraina ka vazhduar sulmet e saj sistematike me dronë ndaj industrisë së naftës së Rusisë, duke shënjestruar një rafineri në jug të vendit, thanë sot autoritetet.
Autoritetet ruse në rajonin e Krasnodarit raportuan se një zjarr i vogël kishte shpërthyer në rafinerinë “Afipski” dhe se mbetjet e një droni ishin rrëzuar në zonë. Ata raportuan se nuk pati viktima.
Sipas burimeve ukrainase, rafineria, e cila prodhon benzinë dhe naftë, u sulmua më herët më 28 gusht.
Ekspertët vlerësojnë se Rusia ka humbur rreth një të katërtën e kapacitetit të saj të përpunimit të naftës – si rezultat i sulmeve të përsëritura ndaj rafinerive, strukturave të pompimit dhe terminaleve të ngarkimit. Kjo ka çuar në mungesë të naftës dhe benzinës në disa rajone.
Ukraina ka synuar depot dhe rafineritë e karburantit si pjesë e fushatës së saj mbrojtëse kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.
Rusia fillimisht vendosi një ndalim të eksportit të karburantit në mars – për të stabilizuar furnizimin vendas, megjithëse kufizimet, të cilat u zgjatën dje, gjithashtu i kanë kushtuar qeverisë të ardhurat thelbësore të nevojshme për vazhdimin e luftës. //a.i/