E Hënë, 2 Nëntor 2026

RIGË – NATO reagon ndaj avionëve luftarakë rusë mbi detin Baltik

RIGË, 26 shtator /ATSH-DPA/- Sipas aleancës mbrojtëse, avionët luftarakë të NATO-s u ngritën sërish këtë javë në përgjigje të avionëve luftarakë rusë të zbuluar mbi detin Baltik.

“Avionët luftarakë hungarezë u dislokuan për të identifikuar dhe shoqëruar pesë avionë ushtarakë pranë hapësirës ajrore të NATO-s në brigjet e Letonisë”, raportoi dje në mbrëmje Komanda Ajrore Aleate përgjegjëse e NATO-s.

Formacioni i zbuluar përfshinte tre avionë MiG-31, një Sukhoi Su-30 dhe një Sukhoi Su-35 të cilët nuk ishin në përputhje me rregulloret ndërkombëtare të sigurisë së fluturimit”, tha komanda ajrore në një postim në Facebook.

Ministri letonez i Mbrojtjes Andris Spruds tha se interceptimi nxori në pah qëndrimin e përforcuar dhe proaktiv të NATO-s.

Shkeljet e fundit të hapësirës ajrore ruse kanë ngritur shqetësime midis aleatëve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›