E Hënë, 2 Nëntor 2026

KINEMA – Martin Scorsese rrëfen ferrin e drogës dhe shpëtimin falë De Niros e kinemasë

LOS ANXHELES, 14 tetor /ATSH/ – Në fund të viteve 1970, regjisori Martin Scorsese kishte festuar aq shumë nëpër Hollywood sa trupi i tij ishte shkatërruar nga droga dhe përfundoi në spital me gjakderdhje të brendshme, shkruan BBC duke pasqyruar disa detaje të jetës së regjisorit hollivudian.

“Po vdisja”, thotë ai në dokumentarin magjepsës të Rebecca Miller, “Mr Scorsese”.

Ndër të tjera Scorsese tregon se si miku i tij aktori Robert De Niro kishte ardhur pranë shtratit të tij, duke e nxitur edhe një herë të bënte një film për të cilin ai kishte këmbëngulur aq shumë dhe që Scorsese e kishte refuzuar.

‘’De Niro më pa në sy dhe më tha: Çfarë dreqin do të bësh? Do të vdesësh kështu?’’, kujton Scorsese.

Dhe kështu u vu në lëvizje filmi “Raging Bull”.

Historia përfundoi lumturisht, ku u pa edhe një foto e Scorsese dhe De Niros siç nuk ishin  parë kurrë më parë: duke mbajtur pina colada dhe duke veshur këmisha havajane dhe kapele të çuditshme turistike që shkruanin “St Maarten”, ishulli i Karaibeve ku ata shkuan të punonin në skenarin e Paul Schrader për filmin klasik.

Përmbledhjet e përgjithshme të biografisë dhe karrierës së Scorsese janë të njohura, që nga fëmijëria e tij katolike si një djalë i vogël astmatik që adhuronte filmat në Italinë e Vogël të Nju Jorkut, deri te filma të ndryshëm si Mean Streets (1973) dhe Killers of the Flower Moon (2023).

Scorsese, tani 82 vjeç, flet me qetësi për të metat e tij profesionale dhe personale, shpesh edhe duke qeshur me veten.

Isabella Rossellini, e treta nga pesë gratë e Scorsese, i thotë Miller, “Do të thoja se Marty është një shenjtor/mëkatar”: shenjtor në mënyrën se si ai bën pafundësisht pyetje të mëdha rreth së mirës dhe së keqes, por shpesh vepron keq’’.

Scorsese ndihmoi në transformimin e kinemasë në shekullin e 20-të me filma të guximshëm dhe të menduar më së miri si Taxi Driver (1976) dhe Goodfellas (1990).

Gjatë rrugës, Scorsese shton detaje të habitshme se si fëmijëria e tij ende ndikon në artin e tij.

Dokumentari ofron një kujtesë se karriera e tij ka pasur më shumë ulje-ngritje sesa shumica e njerëzve mund të mendojnë, tani që ai njihet si një nga regjisorët më të mëdhenj të filmave.

De Niro e nxiti atë të bënte “Mbreti i Komedisë” (1982) dhe përsëri Scorsese pranoi me ngurrim.

Por ndonjëherë ai nuk shfaqej në shesh xhirimi deri në pasdite.

Filmi, me De Niron në rolin e Rupert Pupkin, personazhit që ndjek personazhet e famshëm, tani konsiderohet një interpretim brilant dhe i përparuar i famës dhe obsesionit të fansave, por ishte një katastrofë në biletari.

Scorsese u rikthye, por më shumë se një dekadë më vonë, dështimet komerciale të Kundun (1997) dhe Bringing Out the Dead (1999) e bënë karrierën e tij, siç e thotë ai, “të vdekur përsëri”.

DiCaprio pati ndikimin për të realizuar filmin “Gangs of New York” (2002), duke përmbysur atë situate jo të mirë.

Është gjithashtu e lehtë të harrosh se sa kontrovers ishin disa nga filmat e tij, shpesh për shkak të dhunës së tyre, veçanërisht Taxi Driver dhe antiheroi i tërbuar Travis Bickle.

Scorsese thotë se kur lexoi skenarin e Schrader, ishte pothuajse ‘’sikur ta kisha shkruar vetë”.

Taxi Driver shpërtheu përsëri në titujt kryesorë në vitin 1981 kur John Hinckley, i fiksuar pas Jodie Foster qëlloi mbi presidentit Ronald Reagan.

Çmimet e Akademisë u shtynë një ditë pas xhirimeve, dhe Rossellini kujton se Scorsese mbante veshur një jelek antiplumb në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Dokumentari nuk ndalet në jetën private të Scorsese. Ai pranon se puna e bëri atë një baba të largët për dy nga tre fëmijët e tij më të mëdhenj nga martesa të ndryshme.

Scorsese rrëfen se ai ‘’pati sulme paniku ndërsa bënte filmin “Gangs of New York” sepse, ndër arsye të tjera të paqarta njerëzit janë të sëmurë”.    /os/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›