E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ: Deri në orën 14:00 kanë votuar 30.54% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votime është 30.20%.

Sipas KQZ-së është raportuar nga 3350 qendra, nga 5225 Qendra Votimi në total. Deri tani kanë votuar 677 461 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 34.74%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Tiranës 34.54%.

Në qarkun e Kukësit deri tani kanë votuar 31.80% e zgjedhësve. Pas Kukësit, renditet qarku i Fierit me 31.22%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 31. 10% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Në qarkun e Lezhës deri në orën 14:00 kanë votuar 30.36% e votuesve, më pas vjen qarku i Korçës, me 29.37%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 14:00, 28.90% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Gjirokastrës me 28.34%.

Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Durrësi me 27.76%, më pas qarku Shkodër me 26.24% si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri ën orën 14:00 ishte 21.40% të zgjedhësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›