Xhixho, thirrje qytetarëve: Ushtroni të qetë të drejtën e votës në dhomën e fshehtësisë

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u bëri thirrje sot qytetarëve të dalin të votojnë.
“Dilni masivisht dhe votoni! Demokracia është para së gjithash pjesëmarrje. Ndaj shkoni te kutitë e votimit në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen tuaj”, bëri thirrje Xhixho në një deklaratë për mediet nga selia e PL-së.
Xhixho komentoi edhe incidentin në Vorë, ku foli për cenim të standardit zgjedhor. Ajo u bëri thirrje votuesve të mos dekurajohen.
“Dua të ndalem këtu te rasti i Vorës, ku bandat po u bëjnë presion qytetarëve dhe deputetëve. Ky cenim i patolerueshëm i standardit zgjedhor nuk ka pse t’ju intimidojë. Mos u dekurajoni para asnjë presioni, por ushtroni të qetë të drejtën tuaj në dhomën e fsheht\ësisë”, shtoi Xhixho. /j.p/r.e/