KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 33,67% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Tiranë dhe Dibër

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime është 33,67%.
Sipas KQZ-së është raportuar nga 3508 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 794 448 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Tirana me 38,49% ndërsa Dibra me 40,15%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Kukësit me 36,82%.
Në qarkun e Tiranës deri tani kanë votuar 37,94% e zgjedhësve. Pas Tiranës, renditet qarku i Fierit me 36,12%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 34,51% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Në qarkun e Lezhës deri në orën 15:00 kanë votuar 33,63% e votuesve, më pas vjen qarku i Korçës, me 33,49%.
Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 15:00, 34,09% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Gjirokastrës me 31,41%.
Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Durrësi me 32,30%, më pas qarku Shkodër me 29,78% si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 25,29% të zgjedhësve.


/m.m/j.p/r.e/