E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamahmud Pashe Bushati krijoi berthamen e shtetit shqiptar, i pari ne Ballkan, qysh ne shek. XVIII

Kumtim i mbajtur nё veprimtarinë e organizuar nga Bashkia Shkodër me rastin ekspozimit tё bocetit fitues nё konkursin kombëtar për monumentin e Karamahmud Pashё Bushatit nё sallën e mbledhjeve të Bashkisë më 29.12.2007)

- "Shqipëria e meriton pavarësinë më tepër se çdo kombësi tjetër e Ballkanit dhe ne shpresojmë se ajo do ta tregojë veten mё të denjë për tё gëzuar respektin e Evropës dhe mё tё aftë pёr tё qeverisur vetveten". Kështu shkruan Abdyl Frashëri para mbi 120 vjetësh, nё kohën e Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit (gazeta "Atdheu", 25 qershor 1994, f.1). Shqipëria dhe shqiptarët e kanё treguar veten tё denjë pёr tё gëzuar respektin e Evropës edhe mё parë, nё kohën e Bushatllinjve, sepse shtetin e kishte tё gatshёm e tё ngritur nё kёmbё nga Karamahmudi, por ajo, Evropa nuk deshi ta njihte atë. Historiani turk (me origjinë nga Korça) Xhevdet pasha shkruan për qёllimin (e keq, thotё ai) të Karamahmudit nё përpjekjen për pavarёsi.

Karamahmud Pasha mё 1785 synonte "rimёkёmbjen e unitetit tё Shqipёrisё" shkruan Dora D‘Istria mё 1868. Ai rikrijoi Pashallёkun e madh tё Shkodrës (mё 1784), përkrahu tё krishterët dhe ata e mbёshtetёn atё, praktikoi tolerancёn etnike, mblodhi mё 1785 nё Podgoricё 500 pjesёmarrёs nё Kuvend (mё 1785) dhe krijoi Konfederatën ilirike, bërthama e një shteti të tipit konfederatë.

Karamahmudi pati lidhje me shtetet e krishtera, me Mbretin e Spanjës, me Papën, me Austrinë, Rusinë dhe Bonapartin, shprehu gatishmёrinё për t‘i ndihmuar nё realizimin e qëllimeve tё tyre dhe kërkoi që ta njihnin si qeveritar i pavarur nё pjesën perëndimore tё Gadishullit Ballkanik, por prej tyre mori pak ndihma dhe shumё premtime dhe diku pabesi ose shfrytëzim tё njёanshёm të luftës së tij.

Si politikan largpamës, Karamahmudi nuk hezitoi të lidhej edhe me ish-armiqtë e vjetër, siç ishte Ahmed Kurt Pasha për të realizuar unitetin e Shqipёrisё. Ai ishte i rreptë, por i drejtë si me tё pasurin dhe me tё varfёrin, prandaj populli e donte e kur u vra, jo vetëm qau, por u betua se do tё merrte hak.

Karamahmudi qeverisi si sundimtar absolut. Ambasadori frëng nё Venedik shkruante se ai e mbajti vendin të pavarur, kurse konsulli venedikas nё Durrës shkruante se ai ushtron njё autoritet sovran nё këto anë dhe u vlerësua "si princ i Shqipёrisё". Konsulli rus Bicili thotë se Karamahmudi "e drejton shumë mirë shtetin e vet, ёshtё i drejtë me të gjithë, si me të pasurit, ashtu edhe me tё varfёrit". Duke përmendur dashurinë e shqiptarëve për Karamahmudin gazeta franceze "Monitёr", 1796, shkruan se ata nën qeverisjen e tij "kanë jetuar tё lumtur", se ai nënshkruante si qeveritar i Shkodrës dhe i Shqipёrisё.

Formacioni politik, ekonomik e territorial i drejtuar nga Karamahmud Pasha kishte elementët e shtetit: territori dhe popullsia. Nё pjesën dërmuese shtrihej nё truall shqiptar, nё gjithë Gegёrinё, përfshi edhe Kosovën, nga Shqipëria venedikase deri nё Manastir. "Shqypnija etnografike, ishte nё dirë të shqyptarёve...shkruan Marin Sirdani. Kishte një administratë të plotë, vulën për dokumentacionin e administratës dhe korrespondencën personale.

Para gjithë popujve tё tjerë ballkanikë, pa nxitjen dhe mbështetjen e shteteve tё Evropës, ndihmë qё e patën mё vonë pa kursim grekët, serbët, rumunët, malazezët, bullgarët dhe nё mёnyrёn më tё mirë tё mundshme, shqiptarët nёn Bushatlinjtё ngritën shtetin e tyre, duke siguruar sovranitetin e brendshëm. Mjaftonte njё njohje ndёrkombёtare nga shtetet evropiane dhe ata do të ishin flamurtarët e pavarёsisё dhe shtetёsisё nё Ballkan. Por vetëm pas dy shekujsh Evropa u njohu nё mёnyrёn mё tё keqe tё mundshme shtetin shqiptarёve. Miku i shqiptarёve, amerikani Xhorxh F. Uiliams do tё shkruante mё 1914, pra plot dy shekuj mё vonё nga koha e Karamamudit se "ky vend ka posibilitet më të madh si çdo shtet tjetër i Ballkanit qё Evropa e ka parë të arsyeshme për ta bёrё mizerabёl e tё shkretë". Historia e shqiptarëve nёn Karamahmud Pashёn ёshtё një provë tjetër e kësaj thënieje. Duke ngritur kёtё monument, Shkodra i bёn nder vetes dhe i kthen një pjesë tё pengut tё nderit qё ia ka birit të vet e të gjithë Shqipёrisё.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›