Kavajë – AMP pezullon 4 policë për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka ekzekutuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj katër punonjësve të policisë, të dyshuar për shpërdorim detyre. Hetimet zbuluan se këta persona nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, ndërkohë që në zonën e tyre u gjetën 550 bimë narkotike.
Të pezulluarit janë Komisar A. M., Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë; N/Komisar E. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë; Inspektor R. Ç., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë.; si dhe N/Komisar S. K., me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.
/rtsh.al/