E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu në Bruksel: Të gatshëm të kontribuojmë në menaxhimin efektiv të migracionit

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu gjatë vizitës së saj në Bruksel u takua me drejtoren e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Migracionin, Beate Gminder.

Gjatë takimit, sipas postimit të ministres në rrjetet sociale, u diskutua mbi ecurinë e reformave strategjike: nga lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, te operacionet e përbashkëta me agjencitë evropiane, forcimi i kontrollit kufitar, si dhe finalizimi i strategjive të reja 2026–2030.

“Rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar në sigurinë dhe menaxhimin e përbashkët efektiv të migracionit”, theksoi Koçiu.

Një ditë më parë, Koçiu zhvilloi një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit.

1 nga 6

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›