Banka e Shqipërisë, leksione për vlerën e parasë, me mësuesit vlonjatë
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë, ka shtuar përpjekjet e saj në drejtim të rritjes së “kulturës ekonomike” të publikut shqiptar, nëpërmjet një komunikimi interaktiv dhe të drejtpërdrejtë me grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Rritja e kulturës ekonomike është parë nga Banka e Shqipërisë si një mundësi për të krijuar një “ambient” që percepton dhe kupton vendimet e marra prej saj, duke ndikuar njëkohësisht edhe në përmirësimin e mekanizmave të transmetimit të politikës monetare në ekonomi. Në këtë kuadër, programi i edukimit të Bankës së Shqipërisë “Banka Qendrore në jetën e përditshme” tashmë ka gjetur shtrirje edhe në qytetin e Vlorës. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë disa faza: trajnime për mësuesit e shkollave të mesme, takime me nxënësit e shkollave të mesme, shpërndarja e broshurave edukative në shkolla si dhe zhvillimi i konkursit “Vlera e vërtetë e parasë” midis shkollave të mesme të këtij qyteti, që synon të zgjerojë njohuritë e të rinjve mbi politikën monetare të Bankës Qendrore. Faza e parë e këtij projekti, e cila ka përfshirë një trajnim intensiv njëjavor për mësuesit e shkollave të mesme, u finalizua dje, në ambientet e hotel “Vlora International”, me takimin që Guvernatori Ardian Fullani zhvilloi me ta, si dhe me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit. Gjatë seminarit, ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë njohur mësuesit me një tablo të përgjithshme të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, të objektivit dhe funksioneve të saj, të rolit dhe ndikimit të saj në ekonomi dhe në jetën e gjithë shqiptarëve. Ndërkohë që mësuesit nga ana e tyre, kanë shprehur interes për t u njohur më konkretisht mbi përgjegjësinë e Bankës në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndikimin e saj në ekonomi, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Nga ana e mësuesve është shprehur një interesim shumë i madh, si dhe u evidentua nevoja për programe të kësaj natyre dhe një mbështetje më të madhe me literaturë dhe botime të tjera më specifike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në fjalën e tij të rastit, vlerësoi trajnimin për mësuesit e shkollave të mesme si një mundësi mjaft e mirë jo vetëm për ngritjen dhe zhvillimin e tyre profesional, por edhe si një iniciativë që ndihmon në edukimin e brezave të rinj.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008