Konferencë për shtyp e Presidentit të Republikës, Bamir Topi mbi situatën e krijuar nga shpërthimet në Gërdec të Vorës.

16 mars 2008
Përshëndetje,
Po bëj këtë komunikim përpara medias së pari për të vlerësuar situatën, një situatë e cila sikurse është ndjekur edhe nëpërmjet jush sekondë pas sekonde ka qenë një situatë me përmasat e një drame të vërtetë që fatmirësisht, duhet thënë realisht po konsumohet brenda disa parametrave që në fillim nuk i kishim menduar si të tillë. E kam fjalën për numrin e viktimave, e kam fjalën për atë situatë që mund të krijohej nëse të gjithë ata punëtorë duhet të kishin qenë në momentin e shpërthimit në uzinë. Sipas përllogaritjeve të përafërta ka qenë një shpërthim aq i fuqishëm sa mund të konsiderohet si shpërthim nuklear, si një bombë atomike, por pa radioaktivitetin. Bëhet fjalë për një përllogaritje sikurse thashë të përafërt, por nisur nga shpërthimi, nga vala goditëse, nga rreza e goditjes, ju e dini që ka pasur dëmtime jo vetëm në superstradën Tiranë-Durrës, por ka pasur dëmtime deri në Shijak, në Manzë, në të gjithë zonat përeth, pa diskutuar zonën e shpërthimit dhe në Vorë, ç’ka do të thotë që një shpërthim i këtyre përmasave konsiderohet mjaft i fuqishëm, i rëndë njëkohësisht dhe në ato parametra që tragjedia mund të kishte qenë shumë e thellë. Pra, brenda kësaj tragjedie, relativiteti i përmasave është i tillë që ne shpresojmë që të mbyllet këtu. Marr në konsideratë edhe përkushtimin e madh të gjithë infrastrukturës shëndetësore në shërbim të të lënduarve dhe të përkujdesjes së strukturave të shtetit dhe ndihmës të qeverive të shteteve fqinje që këta të sëmurë të marrin ndihmën e kualifikuar në klinika të specializuara.
Unë kam rastin sot në këtë moment që realisht të përshëndes dhe të vlerësoj me shumë admirim jo vetëm përkushtimin, por edhe organizimin në një sintoni të plotë të të gjithë faktorëve, po filloj me faktorët e terrenit, me Forcat e Armatosura, me forcat e Policisë, me personelin shëndetësor, me pushtetin vendor, me të gjithë strukturat e qeverisë, me të gjithë faktorët politikë, faktorët shoqërorë, pra, ajo që thashë dje që situata të tilla kërkojnë solidaritet, kjo u pa dje, është parë edhe sot. Dëshiroj t’ju falenderoj edhe ju, përfaqësues të medias, e cila jo vetëm ka paraqitur situatën, sikurse e thashë në fillim sekondë pas sekonde, por i kanë kontribuar pikërisht atij momenti, të cilit duhet t’i largohemi të gjithë në çaste të tilla, problemeve të kaosit, të panikut dhe përçimit të një mesazhi civil, mesazhi qytetar. Kështu që unë mendoj që kjo dramë e cila po konsumohet, po vjen në zvogëlim, duke lënë natyrisht dëme mjaft të mëdha.
Dëmet e para janë tek njerëzit, kështu që me këtë rast unë dëshiroj të jap ngushëllimet e mia për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre, dëshiroj t’i them që sikurse është demonstruar, shteti shqiptar, të gjitha strukturat do të jenë në mbështetje të jetës së tyre, të infrastrukturës së jetës së tyre dhe sigurisht që gjërat do të bëhen në mënyrë shumë të sistemuar, shumë të formatuar, në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, me pushtetin vendor, por dhe me kontributin e mjaft individëve dhe organizatave, qofshin këto të Shqipërisë, por edhe të ndihmave që vijnë nga jashtë, edhe nëpërmjet atyre numrave që tashmë janë bërë publikë.
Unë dëshiroj të them para jush që kam lajmëruar dje që sapo të kalojë kjo emergjencë, që është e detyrueshme që të gjitha forcat të jenë në funksion të kalimit të kësaj emergjence, do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar këtë situatë të rëndë, për të hetuar mbi shkaqet dhe ç’ka është më e rëndësishme për të vlerësuar perspektivën e asaj që konsiderohet një problem i madh për Shqipërinë, çështjet e rezervave të mëdha me armatim, me municion dhe mënyrën e shkatërrimit të tyre. Unë i kam kërkuar dhe inkurajoj Prokurorinë që të zhvillojë hetime për ngjarjen, të zhvillojë hetime mjaft profesionale, sepse ngjarja është e rëndë, është ngjarje e jashtëzakonshme, e cila padyshim kërkon që të nxjerrë në dritën e diellit shkaqet përse ndodhi kjo tragjedi, edhe për të ardhur pikërisht në atë që thashë pak më parë që situata të tilla jo vetëm t’i analizojmë, jo vetëm t’i vlerësojmë për dëmin, sepse dëmi në radhë të parë është njerëzor, por dëmi është edhe ekonomik. Është një dëm, i cili mund t’ju them për atë që kam në memorie, tërmetin e vitit 1979-të, me dëme më të mëdha se ai tërmet, ç’ka do të thotë që gabimet njerëzore, bëjnë atë që të kalojnë edhe përmasat e tragjedive që sjell natyra, ç’ka do të thotë që institucionet duhet patjetër që pas kalimit të fazës së emergjencës, të ndalen për ta analizuar atë.
Gjithsesi jemi në një moment kur gjërat, kur situata është nën kontroll. Dua të përgëzoj në mënyrë të veçantë forcat xheniere, të cilat në këto momente po përballen me një rrezik imediat, që është situata në terren, për ta bërë atë zonë jo vetëm të penetrueshme për njerëzit, por për të bërë të mundur që ajo zonë të kthehet gradualisht në një zonë në normalitet, në një zonë ku ka nevojë patjetër për ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë, të pushtetit vendor, për ta kthyer në një zonë ashtu si i ka hije, në një zonë midis Tiranës, Durrësit, Rinasit, një zonë e cila praktikisht duhet të jetë zonë e paqes dhe zonë detyrimisht jashtë çdo lloj rreziku, ku ne shpresojmë që e ardhmja të jetë ajo e një zone turistike dhe jo e një zone që të ofron rreziqe të kësaj natyre.
Unë jam i bindur që puna e motivuar dhe profesionale e të gjithë këtyre organizmave do të bëjë të mundur që të kalojë kjo situatë, familjeve do t’i vihet shumë shpejt me një ndihmë konkrete për ta projektuar të ardhmen e tyre në atë zonë ku ata dëshironin të ngrinin jetën e tyre. Jam i bindur që gjërat ecin paralelisht, sikurse do të bëjmë maksimumin për të minimizuar dhimbjet njerëzore, për të minimizuar pasojat shumë të mëdha të karakterit ekonomik, të bëjmë të mundur që të dalë në dritë i gjithë ky proces, por mbi të gjitha për të garantuar një të ardhme të sigurtë dhe përsa i përket uljes së kësaj sasie, e cila është një detyrë e forcave të specializuara. Gjithsesi, unë mendoj që kjo situatë krahas dramacitetit të saj, e thekoj, tregoi edhe një herë dhe po vazhdon të tregojë një harmonizim të plotë të punës së institucioneve, gjë që është një tregues pozitiv i funksionimit të institucioneve.
Unë besoj që kjo situatë nuk do të influencojë në aspiratën që kanë shqiptarët, që ka Shqipëria për anëtarësimin në NATO, unë jam i bindur për këtë, sepse këto aksidente kurrësesi nuk mund të eklipsojnë atë punë të madhe që është bërë në Shqipëri, qoftë nga politika, qoftë nga institucionet qoftë nga vetë shoqëria për të qenë pjesë e NATO-s, e Aleancës për Atlantikun e Veriut që do të shtojë sigurinë edhe në rajonin tonë dhe do të bëjë të mundur që edhe nga pikëpamja e uljes së këtij potenciali absurd të krijuar gjatë viteve të komunizmit ta fusin vendin tonë totalisht në parametrat e një shteti, i cili realisht do të jetë në NATO.
TVSH: Ju thatë që i inkurajoni hetimet dhe shkaqet e këtij aksidenti dhe kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri tani nuk kemi pasur transparencë nëse mund të thuhet në këtë pikëpamje, megjithëse hetimet është bërë e ditur që janë nisur sot. A ka deri më sot një rreth shkaqesh, apo gjërash që mund të thuhen publikisht? Ku po synon puna e hetimit dhe në çfarë pistash po shkohet. Dhe e dyta, në lidhje me çështjen e anëtarësimit në NATO, ju thatë që kjo nuk influencon. Në pamje të parë duket si një ngjarje që e provokon disi momentin kur Shqipëria e pret një ftesë anëtarësimi. A ka sinjale konkrete nga struktura e Aleancës në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje.
Presidenti Topi: Së pari mund t’ju them që grupi hetimor është instaluar në terren menjëherë pas ngjarjes dramatike të ditës së djeshme. Ka dy grupe të Prokurorisë. Natyrisht që janë të drejtuara nga Kryeprokurorja, por me dy prokurorë të qytetit të Tiranës dhe të qytetit të Durrësit. Grupi i ngritur është duke punuar, ka marrë rezultatet e para në terren. Por ju siguroj që një pyetje të tillë do ia bëni brenda pak kohësh Kryeprokurores, e cila mesa di do të dalë vetë në një komunikim, pasi në këto momente shumë e rëndësishme gjithashtu është edhe transparenca. Hetimet janë në vazhdim. Unë ju siguroj nga informacionet që kam se hetimi është shumë kompleks, hetimi do të presupozojë shumë momente dhe kuptohet që nuk mund të kemi të dhëna paraprake për t’i deklaruar. I takon i grupit të prokurorëve që në momentin e duhur të japë edhe informacionet e duhura.
Përsa i përket çështjes që unë e përmenda, çështjes së anëtarësimit në NATO, ne kemi pasur mesazhe mbështetëse nga vendet partnere, të cilat e kanë parë me mjaft preokupacion ngjarjen e djeshme, përveç të tjerave kemi pasur një mesazh eksplicit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jap de Hop Shefer, që ka qenë jo vetëm një mesazh ngushëllues, por ka qenë një mesazh inkurajues që situata të tilla të tejkalohen sa më shpejt dhe jam i bindur që brenda këtyre mesazheve jepet nënteksti i qartë që Shqipëria nuk do të ketë influenca negative nga një situatë e tillë, përkundrazi futja në NATO në mënyrë definitive do të na fusë në ato standarde që të heqim dorë dhe në mënyrë shumë profesionale, patjetër me ndihmën e partnerëve nga i gjithë ky municion, i gjithë ky armatim, një pjesë e të cilit shkaktoi një dramë shumë të madhe në Shqipëri.
NEWS 24: Përtej rrethanave se si ka ndodhur ngjarja pikërisht në uzinën ku bëhej dhe çmontimi i armëve. A mund të dimë, a mund të na thoni nëse duhet të ketë përgjegjësi politike dhe morale në këtë rast, nisur edhe nga fakti se një uzinë e tillë çarmatimi është lënë le të themi të ndërtohet, ose të punohet pranë një zone shumë të banuar?
Presidenti Topi: Pyetja juaj është e drejtë, është e natyrshme, është korrekte. Në pamje të parë dhe jo vetëm në pamje të parë, fakti që jemi edhe post-faktum në një analizë të tillë, na bën të vlerësojmë që pozicionimi ka qenë i pamenduar, kuptohet midis Tiranës, Durrësit, Rinasit. Gjithsesi, kjo është një analizë e përgjithshme që e bëj edhe unë, e bëni edhe ju, por sigurisht na lejoni të lejojmë institucionet që të merren me këtë problem, të vlerësojnë edhe këtë moment që është brenda pyetjes tuaj, dhe patjetër që do të ketë një përgjigje. Analiza të plota do të bëhen, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të mblidhet për formalitet, do të mblidhet për të analizuar situata të tilla dhe sikurse e thashë, ajo që është shumë e rëndësishme, është jo vetëm të gjykojmë gjërat post-mortum, por të bëjmë profilaksinë definitive që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.
Vizion +: Zoti President, duke mbetur sërish tek Këshilli i Sigurisë në fakt është një situatë alarmante nëse do të mund ta konsideroja kështu. A mendoni se duhet të merren masa për të parandaluar në një farë mënyrë edhe tragjedi të tilla, duke pasur parasysh edhe deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes, Mediu, i cili ka deklaruar në një farë mënyre që ekzistojnë municione të tepërta në vende të ndryshme. Mendoni se duhet të merren masa për të parandaluar tragjedi të tilla edhe në vendet e tjera?
Presidenti Topi: Sigurisht, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të merret me analizën verbale të situatës, por do të merret me një analizë profesionale për të gjykuar rreziqet, vendet dhe metodikën e asgjesimit. Pra, për të parandaluar dhe për të pasur një vizion të qartë për heqjen e këtyre municioneve që sikurse thashë janë me shumicë dhe për t’i bërë ato me metodën e duhur dhe në vendin e duhur. Kështu që unë besoj se isha i qartë edhe në vijim të pyetjeve që u bënë për të zgjedhur sikurse thashë për të zgjedhur metodikën, sepse ka rrugë të ndryshme për asgjesimin e armëve, por ka shumë rëndësi edhe vendi. Pra, ajo që ndodhi nuk lejon askënd që të justifikojë që operacione të tilla bëhen pranë zonave të banuara, të populluara madje, edhe pranë stacioneve strategjike, sikurse është aeroporti, sikurse është superstrada. Këto janë gjëra të dukshme, janë gjëra shumë vizibël që askush nuk të drejtë të thotë të kundërtën. Fakti dhe tragjedia dëshmuan që ky element presupozon një hetim të qartë, të thellë dhe transparent dhe këtë nuk mund ta bëj unë, këtë do ta bëjnë organet e specializuara. Ne kemi detyrimin që të bëjmë harmonizimin e punës së institucioneve, brenda strukturave të caktuara, për të bërë të mundur që për perspektivën të punojë i tërë organizmi shtetëror në mënyrë që njerëzit të projektojnë jetën e tyre të qetë. Tani për tani jemi në një fazë akute të situatës. Të gjithë duhet të kontribojmë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë, sepse ka nevojë për sistemim, ka nevojë për ndihmë morale, ka nevojë për ndihmë psikologjike, ka nevojë që i gjithë ambienti që i rrethon këta njerëz fatkeq të jetë i ngrohtë, pastaj koha do të bëjë të sajën për të bërë analizat e fundit sikurse thashë.
ORA NEWS: Zoti President, në momentin që ka ndodhur një tragjedi e tillë, mendoni se një përgjegjësi ka edhe qeveria, e cila mund të ketë gabime dhe në momentin që do të bëhen hetimet personat përgjegjës do të diskutohet dorëheqja e tyre dhe a do të ketë një tillë?
Presidenti Topi: Jemi një moment kur nuk do të bëjmë asnjë lloj paragjykimi të kësaj natyre. Është shumë e rëndësishme që të mos paragjykojmë. Pra, kur thamë që presupozohet se do të bëhet një hetim i qartë, i thellë, kompleks asnjë lloj paragjykimi dhe pa asnjë lloj paragjykimi dhe pa asnjë lloj tendence për infulencë, juve vetë do ta ndiqni situatën hap pas hapi. Ju siguroj që hetimi do të jetë shumë korrekt, sepse Prokuroria e Përgjithshme do të vlerësojë vetëm çështjet në sensin objektiv dhe në mënyrë absolute asnjë gjë për t’u fshehur. Është në interesin e të gjithëve, është në interesin e qytetarit të thjeshtë, është në interesin e të gjitha strukturave të shtetit që kjo çështje të zbardhet në të gjitha aspektet e saj, sepse kjo tragjedi në rast se nuk kalohet në një transparencë të plotë për të mësuar nga pësimi, atëherë përspektivat nuk janë shumë të qarta. Ne jemi të vendosur që të bëjmë transparencën e duhur nëpërmjet insitucioneve ligjore në mënyrë që të nxjerrim mësim. Të gjithë të jenë të ndërgjegjshëm që tragjedi të kësaj natyre natyrisht nuk mund të kalojnë me një komunikim mediatik që po bëj unë me ju. Jemi në një çast, kur edhe një herë e përsëris, duhet t’i shpëtojmë në mënyrë të qartë çdo lloj veprimi kaotik, duhet të jemi shumë të kontrolluar në mënyrë që strukturat të vazhdojnë të punojnë, kemi nevojë të qartësojmë situatën, t’i japim ndihmën e parë njerëzve, t’i sistemojmë, të kemi plane shumë të qarta për kompensimin e tyre, sepse kompensimi i tyre, sigurisht për ata që kanë humbur jetë njerëzish, vështirë që të kompensohen, e kam fjalën dhe për kompensimin financiar, kompensimin fizik. Këto janë dëme që askush nuk dëshironte t’i realizonte. Nuk janë dëme që i bëhen individit nga një person i thjeshtë, por janë dëme që i vijnë nga aktivitete për të cilat dikush duhet të përgjigjet edhe ekonomikisht. Unë jam i bindur që krahas predispoziconit të shtetit, të qeverisë, të strukturave të pushtetit vendor, të cilat duhet të bëjnë punën e tyre dhe po e bëjnë mjaft mirë, besoj që ka vend edhe për momente të tjera që konsiderohen momente ligjore, kompensimi financiar.
Faleminderit!