Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit Topi, lidhur me tragjedinë në fshatin Gërdec.
17 mars 2008
Në mesazhin e Kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thuhet” “Ju shkruaj për t’Ju shprehur ngushëllimet e mia më të afërta dhe të sinqerta për humbjen tragjike të një numri të qytetarëve të Shqipërisë nga shpërthimet në depon e municioneve në Fshatin Gërdec.
Kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje të thellë tek unë personalisht tek mbarë qytetarët e Kosovës.
Institucionet dhe populli i Kosovës po e ndjekin me shqetësim këtë ngjarje të dhimbshme në Shqipëri dhe janë gati të ofrojnë çdo ndihmë që varet prej tyre.
Duke ju shprehur solidaritetin e plotë të Institucioneve në Kosovë në këto momente të hidhura për Ju dhe Shqipërinë, lutemi pranoni, i nderuar zoti Topi, së bashku me ngushëllimet, sigurimet e konsideratës sime të lartë”.