E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti, arrestohen katër krushqit

Ngjarja e dy netëve më parë, ku dy krushqitë Lleshi dhe Gjyshja u konfliktuan dhe si pasojë u plagosën vëllezërit Gjyshja, shënoi të tjera arrestime. Pas arrestimit nga Policia e Lushnjës të dy vëllezërve Lleshi nga Peqini, janë vënë në pranga edhe vëllezërit Gjyshja, të cilët janë edhe të dëmtuarit nga kjo ngjarje. Shkak për këto arrestime kanë qenë depozitimet e dy kallëzimeve penale nga të dyja palët. Kështu, në prangat e policisë kanë rënë Durim Lleshi dhe Fiqiret Lleshi, përkatësit 36 dhe 27 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe Zylyf e Mevlan Gjyshja, përkatësisht 43 dhe 32 vjeç, për plagosje të rëndë. Sherri mes tyre kishte ardhur pas një konflikti familjar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›