E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda, hetohet tregtari i shumices

FIER- Nje tregtar nga qyteti i Fierit dyshohet per tregtim te mallrave kontrabande. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin ne gjendje te lire te 50- vjecarit Adem Paja, pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne magazinat e shumices, ku tregtohen mallra ushqimore, policia ka gjetur nje sasi pijesh pa etiketen ne gjuhen shqipe dhe pullen fiskale. Burime nga uniformat blu bene te ditur se gjate kontrollit ne magazinat e tregtarit
u sekuestruan 110 koli me birre dhe me pije "Red Bull", nje fletore dhe dy librat e shitjes dhe veprimeve financiare.
Xh.B
Grinden taksistet, kercenon kolegun
BERAT- Nje taksist nga Mallakastra akuzohet se ka kanosur me jete nje kolegun e tij, pas nje grindjeje per pasagjeret. Selim Lazaj, 35 vjec, eshte arrestuar ne flagrance ne nje banese te fshatit Starove, duke i kerkuar kolegut 50 mije leke. Dy protagonistet punojne si taksiste ne rrugen Berat- Kakavije. Pas shoqerimit ne komisariat ka rezultuar se grindja kishte nisur ne Kakavije, kur dy taksixhinjte kishin shkembyer pasagjeret midis tyre. E. Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›