Hyjne nga dritarja, vjedhin bono thesari
FIER- Persona ende te paidentifikuar kane vjedhur mbremjen, duke u gdhire dita e djeshme, 430.000 leke, bono thesari dhe nje ore dore ne banesen e nje qytetari ne lagjen "1 Maji". Burimet zyrtare te policise thane dje se i demtuari Petraq Profka ka denoncuar ne oret e para te dites vjedhjen e baneses se tij. Sipas tij, persona te panjohur kane shfrytezuar dritaren e tualetit, e cila ka qene e hapur, per t'u futur ne dhomen e gjumit ku kane vjedhur sendet me vlere.
Xh.B