Kopshtet për të vegjlit në verë, çdo ditë mirëpresin vogëlushët, përfshirje në lojëra argëtuese

Kopshtet publike në Elbasan vazhdojnë të mirëpresin rregullisht të vegjlit, duke i mbajtur dyert hapur, edhe gjatë periudhës së verës,
Qëllimi i stafit kujdestar është të largojë fëmijët nga qëndrimi me orar të zgjatur në pajisjet teknologjike, dhe përfshirjen e tyre në lojëra që kërkojnë kreativitet
Ambienti i gjelbër në kopsht lejon fëmijët të kryejnë lojëra të ndryshme sportive, nën vëzhgimin e edukatoreve apo ti japin edhe dorë të lirë fantazisë, përmes pikturës.
Kopshti Publik nr.7 në Elbasan aktualisht ka rreth 120 fëmijë, duke funksionuar me 4 grupe por pritet që në shtator kjo shifër të rritet, teksa shihet një interes edhe më i madh nga prindërit që të regjistrojnë fëmijët në kopshte publike.
/rtsh.al/