Sinjalistika rrugore në Shkodër, nisin përmirësimet nga bashkia, qytetarët çmojnë rritjen e sigurisë

Bashkia Shkodër po vijon pandërprerë punimet për përmirësimin e sinjalistikës rrugore. Aktualisht puna është përqendruar në sinjalistikën horizontale të rrugëve kryesore të qytetit, aty ku dhe qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është më i madh.
Qytetarët vlerësojnë përkujdesjen e bashkisë për sinjalistikën, si horizontale, ashtu dhe atë vertikale, pasi përveç sigurisë në rrugë, i jep qytetit një pamje më të bukur.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në sinjalistikën horizontale të rrugëve kryesore, Bashkia Shkodër do vijojë punën dhe në rrugët e tjera të qytetit.
Gazetar: V. Omari
/rtsh.al/