Korçë, banorët në protestë kundër ndotjes
Korçë- Banorët e një lagje në Korçë kanë protestuar sot për ndotjen që u shkakton një fabrikë tullash, në zonën ku ata banojnë.
Në këtë protestë që ka zgjatur një orë ata i janë drejtuar bashkisë dhe institucionit të prefektit për të detyruar firmën që të marrë masa në lidhje me minimizimin e ndotjes dhe tymit që del nga pjekja e tullave si dhe makinat që nuk përdorin rrjetat mbrojtëse për makinat që transportojnë baltën e domosdoshme për tullat.
“Për shkak të ndotjes mjedisore po sëmuremi jo vetëm ne por edhe fëmijët tanë. Shpresojmë në zgjidhjen e problemit ndaj institucioneve përkatëse në të kundërt protesta do të vazhdojë”- kanë thënë ata. Në këtë zonë, jetojnë rreth 100 familje.