E Diel, 1 Nëntor 2026

Sefgjini, akuza dërgon çështjen në Gjykatën e Lartë

Tiranë- Çështja “Sefgjini” është dërguar në Gjykatën e Lartë, sepse organi i akuzës ka kërkuar për të rikthimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet pranë gjykatës, sipas të cilave, prokurori i çështjes, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Apelit, në bazë të të cilit Arben Sefgjini u la i lirë.

Lrimi i Sefgjinit, sipas prokurorisë ishte i paligjshëm dhe për këtë, akuza kërkon pranë organit më të lartë gjyqësor rikthimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Burime pranë Gjykatës së Lartë pohojnë se kërkesa tashmë është e depozituar, ndërkohë që pritet të merret në shqyrtim.

Para kësaj, ashtu si e kërkojnë procedurat duhet që më parë të hidhet shorti, e më pas të vijojë shqyrtimi i kërkesës.

Krahas rikthimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sefgjinin, kërkohet e njëjta masë sigurie edhe për dy të akuzuarit e tjerë Avni Koldashin dhe Budjon Meçen.

Sipas akuzës paligjshmëria e vendimit të apelit qëndron në faktin se trupi gjykues që duhet të jepte vendimin duhet të përbëhej pre 5 gjyqtarësh dhe jo tre siç ndodhi në fakt. Tani i mbetet Gjykatës së Lartë të vendosë për lirimin ose jo të Sefgjinit, që akuzohet për rrëmbim dhe tortura me pasojë të rënda ndajbiznesmenit Remzi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›