E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korçë, plagoset një 40 vjeçar me armë zjarri

Një 40 vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në qytetin e Korçës pas një zënke për motive banale. Rinki Mankollari, 40 vjeç është qëlluar me pistoletë nga Nexhip Beqari, në një nga lokalet në qendër të qytetit të Korçës ku për pasojë Mankollari, është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë për të marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit të Korçës.

Fatmirësisht goditja me pistoletë nuk ka qenë fatale për Mankollarin, i cili ka marrë plumbin në qafë.

Gjendja e Mankollarit është e rëndë, ndërkohë që autori, Beqari është ndaluar nga uniformat blu. Po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe po priten të dhëna të mëtejshme në lidhje me motivin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›