Kosove, triumfi i dyte i Hashim Thacit
PRISHTINE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli dje pasdite ne nje konference shtypi rezultatet paraprake te balotazhit te djeshem per vendin e kryetarit ne 23 komuna te Kosoves. Rezultatet e KQZ-se konfirmuan njoftimet e dhena nga vete partite naten e kaluar: kandidati i Partise Demokratike te Kosoves (PDK) ka fituar ne 14 komuna, ai i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) - ne 6 komuna dhe kandidati i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK) ka fituar ne 3 komuna. Ne festen e PDK-se, ku mori pjese edhe Hashim Thaci, i zgjedhur nga partia e tij per detyren e Kryeministrit te Kosoves, disa nga pjesemarresit kane leshuar thirrjet: "Limaj President".
Ne kryeqytet, Prishtine, Isa Mustafa i LDK-se ka fituar 58.8 per qind te votave, kurse Fatmir Limaj i PDK-se ka marre 41.2 per qind. Sipas KQZ-se, pjesemarrja e votuesve, qe ne balotazh arriti 31.8 per qind, eshte e kenaqshme. "Te dy proceset e votimit, si ai i 17 nentorit dhe ky i fundit, jane procese te qeta dhe te zhvilluara jo vetem ne frymen demokratike, por edhe sipas standardeve me te avancuara nderkombetare, nga aspekti i mungeses se incidenteve dhe manipulimeve. Si teresi, procesi eshte i pademtuar dhe plotesisht i besueshem", tha ne konferencen e shtypit kryeshefi ekzekutiv i KQZ-se, Mazllum Baraliu. Ai sqaroi se rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve pritet te jepen ne fund te javes se ardhshme.