PDK 6-fishon komunat e fituara
PDK, e cila kishte fituar ne 3 komuna qe ne raundin e pare, do te kryesoje tashme ne 17 komuna, nga 30 qe eshte numri i pergjithshem i tyre. Keshtu ajo behet fituese e trefishte e zgjedhjeve te 17 nentorit. Kjo pasi do te jete forca politike qe ka me shume deputete ne Kuvendin e Kosoves (37 nga 120 qe eshte numri i pergjithshem, me gjithe vendet e rezervuara per pakicen serbe dhe pakicat joserbe). Partia e Thacit do te kete dhe shumicen e keshilltareve komunale ne 19 kuvende komunale. Fitorja e PDK-se ne balotazhin e djeshem perfshin edhe kater qytete te medha: Prizrenin, ku kandidati i saj, Ramadan Muja, ishte ne gare me nenkryetarin e pare te LDK-se, Eqrem Kryeziun; Mitrovicen me kandidat ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi, perballe Sadri Ferhatit te LDK-se; Gjilanin me kandidat Qemajl Mustafen, perballe Lirije Kajtazit te LDK-se dhe Ferizajn me kandidat Bajrush Xhemajlin, perballe Sahit Krasniqit te LDD-se.
Pas shpalljes se fitoreve nga partite, anetaret dhe simpatizantet e tyre kane festuar gjate gjithe nates, duke gdhire dita e djeshme. Ndersa shumica e fituesve si kryetare komunash kane marre urime publikisht edhe nga kunderkandidatet e tyre. Fatmir Limaj i PDK-se, ne nje transmetim te drejtperdrejte te festes se partise se tij, i ka uruar fitoren Isa Mustafes te LDK-se. Ky i fundit, nga ana tjeter, eshte angazhuar se do te bashkepunoje me te gjitha partite, ne vecanti me partine fituese te zgjedhjeve ne pergjithesi, PDK-ne. "Une do te jem shume i hapur per keto subjekte politike, si dhe per kandidatet e tjere, me te cilet kemi qene konkurrente", theksoi Mustafa.
LDK merr kryeqytetin
Lidhja Demokratike ka shpallur fitoren ne balotazh ne 6 komuna: ne Prishtine, me kandidat Isa Mustafen, perballe Fatmir Limajt, nenkryetar i PDK-se, si dhe ne Podujeve, Suhareke, Istog, Fushe Kosove dhe ne Obiliq. Komuna e shtate, e kryesuar nga LDK, ku ajo e ka arritur fitoren qe ne raundin e pare, eshte Artana (Novoberda).
Ku fitoi PDK
Mitrovice
Gjilan
Ferizaj
Prizren
Vushtrri
Rahovec
Malisheve
Kline
Drenas
Skenderaj
Sharr, Shtime
Lipjan
Viti
Kacanik
Dardane
Shterpce
Ku fitoi LDK
Prishtine
Podujeve
Suhareke
Istog
Fushe Kosove
Obiliq
Artana (Novoberda).
Ku fitoi AAK
Peje
Gjakove
Decan