Romario, pozitiv ndaj dopingut
Edhe Romario ka rezultuar pozitiv ndaj Finastarideve, ne nje kontroll anti-doping. Analizat i jane bere menjehere pas ndeshjes se kampionatit brazilian Vasko de Gama-Palmeiras me 28 tetorin e kaluar. Ish-kampioni i botes, tashme 41 vjec, rrezikon nje skualifikim nga kater muaj ne nje vit. Goleadori i 1994 dhe futbollisti me i mire i FIFA-s, i shpallur po ate vit, mbrohet keshtu: "Nuk eshte droge, por nje lende qe perdoret kunder renies se flokeve. Nese do ta dija se eshte ne listen e te ndaluarave, nuk do ta kisha perdorur, por nuk eshte dicka qe mund te ndikoje ne prezantimet e mia ne fushe".
Megjithate anti-dopingu mendon ndryshe, sepse lenda kunder renies se flokeve eshte nje loje e vjeter, pasi eshte gjetur dhe te sportiste te tjere. Ne fakt, Finastaride nuk eshte nje doping i mirefillte, por sherben per te mbuluar substancat e tjera. Ne Brazil para nje muaji edhe nje lojtar tjeter ka rezultuar pozitiv ndaj dopingut.