E Diel, 1 Nëntor 2026

Veshjet e Britney Spears, në ankand

Los Angeles-Një copë e historisë së Britney Spears del në ankand. Bëhet fjalë për një ankand, paratë e të cilit do të shkojnë për bamirësi.

Nga 21 korriku deri më 6 gusht është e mundur të blesh on line rrobat e veshura nga ylli i popit në videot e saj që nga “Crazy” tek “Oops, I did it again”, madje dhe uniformën si nxënëse kolegji, me të cilën Britney, atëherë në një moshë fare të re, u shfaq në videon “Baby one more time”.

Me ankandin po merret shoqëria “Gotta Have It!” dhe mes objekteve të çmuara ka një bluzë të veshur nga këngëtarja që në kohërat e “Mickey Mouse Club”. Vlera e së cilës rritet edhe më, prej faktit se ajo është e firmosur edhe nga Justin Timberlake dhe Christina Aguilera, edhe ata fëmijë të famshëm të këtij programi televiziv.

Organizatorët e ankandit thonë se asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Mësohet se ofertat për këtë bluzë tre fish të çmuar, nisin nga 15-20 mijë dollarë.

Të tjera veshje në ankand janë kostumi i krishtlindjeve që këngëtarja e ka veshur në spotin publicitar të Pepsit, por më të vlerësuarat janë një palë pantallona të veshura, as më pak e as më shumë, por nga Merylin Monroe, në filmin “River of no return” në vitin 1954.

Këto pantallona, këngëtarja i kishte dhuratë nga Tommy Hilfiger. Organizatorët e ankandit shpresojnë t’i shesin mbi 80 mijë dollarë.

Mësohet se shumat e mbledhura, që së paku besohet të jenë të konsiderueshme do të shkojnë për bamirësi, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›