Kukës- Morinë, prishen 9 objekte
Nente objekte nga te cilat 5 shtëpi banimi dhe 4 objekte shërbimi janë priShur së fundmi nga policia ndërtimore. Objektet ndodheshin në trasenë e rrugës së re Kukës Morinë, dhe prej kohësh pengonin ndërtimin e autostradës. Mjetet e policisë ndërtimore e nisën prishjen që nga dogana e Morinit dhe pëfundoi në Rexhepaj, por gjatë këtij aksioni pronarët e godinave kanë kundërshtuar prishjen. Sipas tyre prishjet dhe toka e zënë nga rruga e re nuk janë shpronësuar. Deri me sot edhe pse vendimi për shpronësimet është marrë nga qeveria, asnjë qindarkë nuk është tërhequr nga të dëmtuarit. në momentet e prishjes së ndërtesave, pronarët kanë nënshkruar proces verbale për prishjen e ndërtesave nga policia ndërtimore, me shpresë se qeveria do të përshpejtojë dhënien e parave.